Lajmet e fundit

Bruksel: Pesë të arrestuar për sulmet në Paris

Policia belge ka arrestuar pesë persona pas operacionit dy ditor që u zhvillua në Bruksel për gjetjen e pjesëmarrësve në sulmet terroriste në Paris.

Zyra e prokurorit shtetëror të Belgjikës ka deklaruar se dy persona janë arrestuar sot pas bastisjes në një shtëpi në qarkun Laken në Bruksel, transmeton AP.

Në aksionin e policisë që është zhvilluar mbrëmë me urdhër të prokurorit është bastisja e një shtëpie në Bruksel ku janë arrestuar dy vëllezër dhe një mik i tyre.

Zyrtarët belgë kanë bërë të ditur se në asnjë shtëpi nuk janë gjetur armë dhe as mjete shpërthyese.

Identiteti i të arrestuarve nuk është bërë i ditur ndërsa gjyqtari hetues me tej do të vendosë nëse do t’i dërgojë në paraburgim të pesë të arrestuarit.

Për sulmin e 13 nëntorit në Paris ku kanë vdekur 130 persona përgjegjësinë e ka marrë ISIS-i.

Leave a Reply

Your email address will not be published.