Lajmet e fundit

Bujqit bashkohen në protestën e 26 marsit

bujqFederata Sindikale e Bujqve të Kosovës (FSBK), përmes një kumtese fton të gjithë bujqit që të dalin në protestën e 26 marsit, në ora 14:00, në sheshin Skënderbeu, për shtet me sovranitet dhe kundër Qeverisë antikushtetuese.
“Zajednica” dhe demarkacioni me Malin e Zi, janë marrëveshje që duhet kundërshtuar vazhdimisht, deri në anulimin përfundimtar të tyre.
Themelimi eventual i Komunës së Prilluzhës do të rrezikonte shumë e shumë hektarë të tokës pjellore në atë pjesë. Për më tepër, nëse lejohet themelimi i “Zajednicës”, bujqësia jonë do të dëmtohej shumë, meqë Serbia përmes “Zajednicës” do të kontrollonte liqenin e Ujmanit, që është burimi kryesor i ujit edhe për ujitje.
Prandaj, bujqit e Kosovës do të protestojnë më 26 mars, kundër kësaj qeverie antikushtetuese që i ka sjellë vetëm dëme shtetit të Kosovës.

One comment

  1. Your article helped me a lot, is there any more related content? Thanks!

Leave a Reply

Your email address will not be published.