Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Donika Kadaj Bujupi ka shprehur bindjen se opozita nuk do lejojë zgjedhjen e Thaçit president.
Në emisionin ‘Republika’ në Tribuna Channel, ajo ka deklaruar se Thaçi mund të zgjidhet president edhe në fshatin e tij.
“Ai e plotëson vetëm një kusht për këtë post dhe ai është kriteri i moshës. Prndaj edhe opozita do të mobilizohet që të pamundësoj zgjedhjen e tij në këtë post”, tha ajo.
Kadaj-Bujupi ka deklaruar se opozita do të vazhdojë me protesta për të kërkuar dorëheqjen e Qeverisë.
Megjithëse ka deklaruar se thirrja e protestës do të jetë për paqësore, ajo nuk ka përjashtuar mundësin e eskalimit të situatës,pasi që sipas saj, dhuna mund të nxitet nga deklaratat e pa matura të qeveritarëve.