Anders Lindegaard dhe partnerja e tij, Misse Beqiri, u larguan nga Manchester Unitedi gjatë verës, mirëpo ata vazhdojnë të ruajnë raportet me disa prej ish-bashkëlojtarëve të portierit.
Madje, sipas Daily Mail, danezi dhe gruaja e tij shqiptare, kanë dalë në një datë të përbashkët me sulmuesin Wayne Rooney.
Lindegaard nënshkroi për Djajtë e Kuq në vitin 2010, mirëpo asnjëherë nuk e zuri vendin e portierit kryesor dhe në verë shkoi te West Bromwich Albion.
Ai pati një zënkë në Twitter me Rooneyn, pasi kapiteni i Unitedit e kishte quajtur ‘të mërzitshëm’.
Mirëpo, duket se nuk ka kurrfarë hidhërimi mes tyre, pasi kanë rikthyer miqësinë. /Telegrafi/