Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në minierën e Bulqizës, ku një minator ka humbur jetën teksa punonte në galeri.
Burime nga policia bëjnë të ditur se minatori Shahin Peci ka humbur jetën në minierë, ndërsa nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur shkaqet e aksidentit tragjik në punë, transmeton BW.