Lajmet e fundit

Burg në vend të gjobave

Hasan-Preteni-640x358Konflikti i interesit i një zyrtari të lartë publik sipas Kodit Penal të Kosovës është vepër penale. Ndërsa me Ligjin për Parandalimin e Konfliktit të Interesit është vetëm kundërvajtje. Agjencia Kundërkorrupsionit po pret qe tri vjet që Ligji për Konfliktin e Interesit të amendamentohet në Kuvendin e Kosovës dhe të harmonizohet me Kodin Penal të Kosovës në mënyrë që shkelësit e ligjit të penalizohen me burg e jo me gjobë
Plotësim-ndryshimi i Ligjit për Parandalimin e Konfliktit të Interesit në Ushtrimin e Funksionit Publik është dashur që të amendamentohet që në vitin 2013 dhe të harmonizohet me Kodin Penal të Kosovës, por nuk është amendamentuar akoma. Deri më tani Kodi Penal i Kosovës ka paraparë dënime të ashpra me burg për zyrtarët që ndodhen në konflikt të interesit, por Ligji për Parandalim e Konfliktit të Interesit i ka selektuar vetëm si kundërvajtës duke u shqiptuar gjoba.

Hasan Preteni, drejtor në AKK, shpreson se me harmonizimin e këtij ligji me Kodin Penal dënimet dhe sanksionimet e zyrtarëve të lartë publikë do të jenë shumë më të ashpra, si dhe do të definohet qartë nëse ata kanë të drejtë të marrin nga dy paga në institucione publike. “Me Kodin Penal të Republikës së Kosovës, të miratuar më 2012 dhe të hyrë në fuqi më 2013, në Nenin 424 është paraparë vepra penale ‘Konflikti i Interesit’, ndërsa në Ligjin bazë nr. 04/L-051 për Parandalimin e Konfliktit të Interesit në Ushtrimin e Funksionit Publik, çdo shkelje e detyrim në këtë ligj kur nuk ka paraqitur vepër penale paraqet kundërvajtje./zeri.info/

Leave a Reply

Your email address will not be published.