Nuk po shqetësohen aq shumë se Kosova po hyn në krizë! Fort më shumë po shqetësohen mos Kosova po del nga kriza! Atëherë u mbyllet rruga nëpër të cilën janë mësuar të kalojnë ndër vite! Sepse, thellimi në krizë në një anë u jep mundësi më të mëdha dhe në anën tjetër u blen kohë
Të korruptuarit e shumëfishojnë veten!
Të tillë nuk janë nga vetëm një klub. As të vetëm një ideologjie. As të vetëm një grup-moshe. Madje, as të vetëm një profesioni.
Nuk janë vetëm një kategori e politikanëve në këtë mes, që shqetësohen më shumë mos Kosova po del nga kriza.
Ndoshta, në numër, më së paku ka politikanë, anipse janë këta përgjegjës “ideologjik”.
Sa gjykatësi e prokurori, sa polici e doganieri, sa bankieri e drejtori, sa diploma-blerësi e dilpoma-shitësi, sa gazetari e eksperti, sa biznesmeni e tender-rregulluesi, sa fajdexhiu e haraçxhiu, sa drogashitësi e prostitucionisti, sa manipuluesi pronash e pronari manipulimesh, sa shefi e shoferi, sa planifikuesi e realizuesi, sa vendori e sa ndërkombëtari, sa shërbimi e shpirtshituri, sa e sa…
Prandaj, nuk është lehtë dalja nga kriza. Sepse, më pak fuqi kanë ata që duan daljen nga kriza sesa ata që shqetësohen mos po ndodh kjo!
Kështu është edhe me të korruptuarit nëpër institucione apo jashtë institucioneve. Ata dhe ato shumëfishojnë veten! Gjatë tërë kohës! Për të garantuar më shumë hapësirë për vete, ndikojnë në shumëfishimin e vetes. Sepse, kështu nuk do të jenë të izoluar.
A ju ka ndodhur që juve t’ju thonë se si “paskeni qenë të pazotë e të paaftë” nëse nuk jeni korruptuar? Apo, ndoshta më mirë të shtrohet pyetja në të kundërtën:
A ju ka rastitur që dikush t’ju thotë se “keni bërë detyrën tuaj qytetare” që nuk keni pranuar të zhyteni asnjëherë në korrupsion?
Besoj, të paktën nga përvoja personale, se më pak ju kanë lavdëruar për mos-korruptim sesa që ju kanë cilëduar si të paaftë.
E të këtillët, nuk janë të interesuar për dalje nga kriza. Jo!
E të këtillët, janë të shtrirë kudo. Po!
Kush e mundëson daljen nga kriza?
Nuk besoj se duhet gjetur zgjidhje shkencore. Nuk është çështje e rekomandimeve bazuar në hulumtime empirike.
Është më e thjeshtë, anipse mund të duket jo e zakontë.
Disa nga politikanët kryesorë në vend duhet të tejkalojnë veten. Të marrin parasysh përgjegjësinë historike që kanë ndaj vendit dhe popullit. Të kujdesen që, përtej vetes, të garantojnë funksionalitetin e shtetit. Në vendime, marrëveshje të brendshme a ndërkombëtare, sikurse edhe në veprime. Në javët dhe muajt që po viojnë. Sepse, nuyk duket krejt e lehtë periudha e ardhshme, bazuar edhe në atë që po ndodh këtyre ditëve e javëve. Por, jo vetëm në to!
Jo të gjithë politikanët në Kosovë kanë autoritetin, fuqinë politike dhe përgjegjësinë historike për të mundësuar nxjerrjen e Kosovës nga kriza. Por, që jemi në krizë, këtë besoj se duhet ta pranojnë të gjithë!
Janë një numër më i kufizuar i politikanëve. Në parti parti të ndyrshme, por që kanë elemente të përbashkëta të jetës së tyre gjatë historisë. Nëpër fazë të ndryshme që ka kaluar ky vendm nëpër dhimbje të mëdha që kanë kaluar edhe ata vet.
Anipse mund të dallojnë në shumë e shumë çështje, nuk dua të besoj se dallojnë edhe në vullnetin e tyre për të nxjerrë Kosovën nga kriza.
Të këtillët nuk janë shumë, por në të njëtën kohë nuk është një i vetëm. Vërtetë se Kosova nuk ka ndonjë autoritet moral si të vetëm që do të mund të lehtësonte gjetjen e zgjidhjes për dalje nga kriza. Prandaj, duhet që ky numër i kufizuar i politikanëve të rëndësishëm të lehtësojnë vet zgjidhjen e krizës.
Kanë përgjegjësi historike edhe njëherë!
Bash, sikurse para shumë vjetësh!