Lajmet e fundit

Burri i Albulena Haxhiut e quan vrasës policin Amir Gërguri

Pas deputetes Albulena Haxhiu, është edhe bashkëshorti i saj Alban Krasniqi i cili flet për komandantin e ROSU, Amir Gërgurin, njofton Klan Kosova.

Bile Krasniqi në një postim të tij në Facebook e akuzon Gërgurin se ai është përgjegjës për vrasjen e një gruaje.

“Por ty Amir s’të harrojmë për jetë të jetëve…ka me pas drejtësi edhe për dhe mbi ty dhe këdo që vepron mbi popull të vet”, shkruan Krasniqi.

Ky është postimi i plotë i tij:

“Amir Gerguri siç e din je përgjegjës direkt për humbjen e jetës së një gruaje. Ti nuk je polic ti je VRASËS.Ja vetem ca dëshmi të krimeve tua vetëm gjatë një dite pune ku ti ” mbroje qytetarët” ku tregohet dhuna alla paramilitare serbe e jotja dhe ca gjakpirësve tjerë që paguhen me para tona. Nëse policët tjerë kanë ndergjegje minimale qytetare e kombëtare nuk dalin ne mbrojtje te Qeverise se Zajednices. Zgjedhni Polici..O me popullin O me zajednicën. Por ty Amir stë harrojmë për jetë të jetëve…ka me pas drejtësi edhe për dhe mbi ty dhe kedo që vepron mbi popull të vet.
Nëse ndonjëherë më shkon mendja dhe bëhem si Amiri apo tipa si ai e lus popullin që të ma jap denimin e merituar qoftë edhe me jetë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.