Burgosja e deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtit, vetëton se Kosova është një shtet jonormal, i padrejtë dhe jo i besueshëm, ka shkruar analisti politik Andi Bushati në një koment të tij për burgosjen e djeshme të Kurtit.
“Burgosja e Albin Kurtit është trofeu që ai kërkoi dhe njëkohësisht turpi i Kosovës”, ka shkruar Bushati.
Ai shkruan se edhe ata që nuk ndajnë të njëjtat ide dhe parime me Kurtin e kanë të lehtë të vërejnë “se në një vend të udhëhequr nga një klikë që nuk i ndahet pushtetit, në një vend ku gjysma e politikanëve kanë të shkuar kriminale dhe gjysma tjetër të sotme të korruptuar, shkon në burg një i ri që as nuk ka vrarë, as nuk ka vjedhur kurrë”.
“Se në Kosovë qenka më e lehtë të prangosesh se mbron idetë e tua, sesa ta pësosh këtë fat si trafikant organesh, rrëmbyes pronash, apo fabrikues tenderësh”.
Shkrimin e plotë të Andi Bushatit mund ta lexoni KËTU..