Lajmet e fundit

Bushati përshëndet konkluzionet e Këshillit të Ministrave të BE-së për Shqipërinë

Ministri i Punëve të Jashtme i Shqipërisë Ditmir Bushati përshëndeti konkluzionet e Këshillit të Ministrave të BE-së për zgjerimin tha se Këshilli ka vleresuar progresin e Shqipërisë.

“Reforma ne drejtësi është e një rëndësie parësore për hapjen e negociatave”, tha Bushati.

Më tej ai u shpreh se “Rekomandimet e Komisionit Europian, të mbështetura edhe nga konkluzionet e Këshillit të Ministrave të BE-së, do të përbëjnë orientimin e veprimit tonë politik drejt plotësimit të prioriteteve kyce, të cilat do mundësojnë përparimin e mëtejshëm drejt hapjes së negociatave për anëtarësim.”

Deklarata e Bushatit:

“Mirëpres konkluzionet e Këshillit të Ministrave të BE-së për zgjerimin. Për vendin tonë, konkluzionet konfirmojnë arritjet e evidentuara në raportin e Komisionit Europian, vullnetin dhe vendosmërinë e qeverisë për intesifikimin e reformave të ndërmarra në fushën e sundimit të së drejtës në ekonomi.

Këshilli ka vlerësuar progresin e qëndrueshëm të Shqipërisë në përmbushjen e prioriteteve për hapjen e negociatave për anëtarësim, veçanërisht në reformën e administratës publike dhe masat e ndërmarra në përgatitje të reformës së sistemit të drejtësisë.

Roli aktiv i Shqipërisë në rajon si dhe linjëzimi i plotë me Politikën e Jashtme dhe të Sigurisë të BE-së, evidentohen si asete të vyera të politikës sonë së jashtme.

Ashtu sic evidentohet qartësisht në konkluzionet e Ministrave të BE-së, reforma në drejtësi është e një rëndësie parësore për hapjen e negociatave. E ndërlidhur kjo me konsoldimin e arritjeve në luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe zbatimit efektiv të të drejtave dhe lirive themelore.

Rekomandimet e Komisionit Europian, të mbështetura edhe nga konkluzionet e Këshillit të Ministrave të BE-së, do të përbëjnë orientimin e veprimit tonë politik drejt plotësimit të prioriteteve kyce, të cilat do mundësojnë përparimin e mëtejshëm drejt hapjes së negociatave për anëtarësim.”

 

A.G

Leave a Reply

Your email address will not be published.