Lajmet e fundit

Buxheti për paga e meditje (VIDEO)

Vetëm për paga dhe mëditje parashihet të ndahen rreth 550 milionë euro gjatë vitit të ardhshëm.

Kështu është planifikuar në projektbuxhetin e vitit 2016, i cili tashmë është duke u shqyrtuar nga deputetët e Kuvendit të Kosovës.
Nga shuma e përgjithshme e buxhetit, 299 milionë euro do të shkojnë për paga dhe meditje të 38 mijë e 912 të punësuarve në institucionet e nivelit qendror.

Listës me numrin më të madh të punësuarve i prinë Ministria e Punëve të Brendshme me 10 mijë e 364 persona.

Pas MPB, është Shërbimi spitalor që ka numrin më të madh të punësuarve në Kosovë me 6700 punonjës.

Leave a Reply

Your email address will not be published.