Lajmet e fundit
Buzhala : Nuk jam penduar!

Buzhala : Nuk jam penduar!

Lexojeni shkrimin e plotë, të cilin Buzhala e postoi në facebook:

“Vemendje ju lutem:

Sot e pata nje dite te dendur, me te cilen sic edhe po e shoh qenkan marre edhe portalet si motra.

Diten e nisa me nje takim me Baton Haxhiun, per te diskutuar rreth programit me te ri televiziv, Me Shukin, qe eshte bashkepunim ne mes te Klan Kosova dhe Gazeta Express.

As nuk ishte ceshtje e pendimit, e as ceshtje e krenarise. Ishte thjeshte nje takim pune, per zhvillimin e metutjeshem te mediumit ku punoj une, dhe rreth 40 persona te tjere, bashke me mu.

E pashe qe as nuk ia vlene, e as nuk me doni me shume, nese e vazhdoj rrugen time, ne konfrontim te pakusht me te gjithe boten.

Per shkak te kesaj budallakie, duke deshte me e terheq vemendjen e opinionit publik, sot sapo e hangra nje denim prej 1500 euro – nese e mbani mend – per ate revolten time per mosdeklarim te pasurise.

Gjykata me gjeti fajtor – me te drejte. Sepse formalisht isha fajtor. E tash shtrohet pyetja: cka arrita me ate proteste timen? Cka ndryshoi ne vendin tone? Ju e vazhduat jeten e juaj sikur asgje nuk ka ndodhur, e une vazhdova peripecite, tash e disa muaj, neper gjykata, duke paguar avokate dhe shpenzime tjera.

Pra, po besoj qe nuk lendoheni shume, nese e takoj edhe Batonin, sepse tek e fundit ju te tjeret prisni ne rend me u taku me te. Edhe tek e fundit takimi ishte vetem per ceshtje te puneve….

Tung e keni….”

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.