Të gjithë e konsumojnë, por rrallëkush e di se nga rrjedh kjo pije e ngrohtë.
Çaj i Zi, apo Çaji i Rusit, nuk rrjedh nga Rusia.
Çaji i tillë prodhohet më së shumti në Indi dhe Shri Lanka, por gjatë luftërave të ndryshme të cilat janë zhvilluar në kohërat e lashta, këtë çaj e përdori ushtria ruse, sepse në atë kohë ushqim kryesor ishte buka, dhe kishte mungesë të pijeve.
Që nga ajo periudhë, kohë pas kohe, ky çaj arriti për t’u shfrytëzuar edhe në ushtrinë osmane, e më pas nga kjo e fundit bëri të depërtojë edhe në Ballkan tek shqiptarët.
Qysh nga atëherë kjo pije ka mbetur e preferuar për familjet shqiptare.
Shija e çajit varet nga
1. Kualiteti i çajit,
2. Uji në të cilin zihet, dhe
3. Ena në të cilën përgatitet.
Do të ishte ideale që uji për çaj të jetë pa klor, ena për zierjen e tij nga një material neutral, ndërsa ibriku i çajit nga qelqi ose porcelani.