Lajmet e fundit
Caktohen kuotat e refugjatëve për secilin vend të BE-së

Caktohen kuotat e refugjatëve për secilin vend të BE-së

Presidenti i ekzekutivit të Bashkimit Evropian bëri thirrje për zhvendosjen emergjente në 28 vendet e Unionit të 120 mijë refugjatëve, të cilët kanë hyrë në Bashkimin Europian nëpërmjet Italisë, Greqisë dhe Hungarisë.

Britania, Danimarka dhe Irlanda nuk janë të detyruara ligjërisht, por kanë të drejtë fakoltative që të marrin pjesë ose jo në strehimin e tyre.

Kurse Italia, Greqia dhe Hungaria janë të përjashtuar për shkak të numrit të lartë të emigrantëve të strehuar në këto vende.

Skema e shpërndarjes së refugjatëve është e ngjashme me atë të shpallur ne muajin prill për zhvendosjen e 40 mijë refugjatëve nga Italia dhe Greqia, propozim i cili nuk u pranua gjerësisht.

Presidenti i Komisionit Jean-Claude Juncker tha të mërkurën se 500 mijë emigrantë besohet të kenë mbërritur nga janari i 2015 dhe deri tani.

Ky është plani i shpërndarjes së 160 mijë refugjatëve në vendet e Bashkimit Evropian, nëse këto të fundit do të pajtohen me planin e ri.

Austria 4.853

Belgjika 5.928

Bullgaria 2.172

Kroacia 1.811

Qipro 447

Republika Çeke 4.306

E stonia 1.111

Finlanda 3.190

Franca 30.783

Gjermania 40.206

Letonia 1.043

Lituania 1.283

Luksemburgu 808

Malta 425

Holanda 9.261

Polonia 11.946

Portugalia 4.775

Rumania 6.351

Sllovakia 2.287

Sllovenia 1.126

Spanja 19.219

Suedia 5.838

Leave a Reply

Your email address will not be published.