Lajmet e fundit

Cameron: Bombardimet në Siri mund të zgjasin, duhet durim

Kryeministri britanik, David Cameron ka thënë se misioni ushtarak për të shënjestruar të ashtuquajturin Shtet Islamik në Siri mund të marrë kohë dhe kërkon këmbëngulësi.

Menjëherë pas aprovimit të Parlamentit të Britanisë së Madhe për të vazhduar sulmet ajrore kundër militantëve të Shtetit Islamik, bombarduesit britanikë “Torrnado” kanë kryer sulmet e para në Siri, duke shënjestruar në mënyrë të suksesshme fushat e naftës, ka konfirmuar Ministria e Mbrojtjes.

“Do të marrim mbështetje të fuqishme nga aleatët tanë për këto sulme”, ka thënë Cameron.

Deklaratat e tij vijnë pasi Forcat Mbretërore Ajrore të Britanisë së Madhe ka zbarkuar në regjion edhe dy bombardues ‘Tornadi” dhe gjashtë “Typhoon” të tjerë për të sulmuar militantët.

“Është komplekse dhe e rëndë kjo çfarë po kërkojmë nga pilotët tanë të bëjnë, dhe ne duhet të jemi me mendje tek ata dhe familjet e tyre derisa kryejnë këtë punë të rëndësishme”, ka thënë ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published.