Kryeministri i Britanisë së Madhe, David Cameron, ka deklaruar se sulmet ajrore kundër militantëve të Shtetit Islamik në Siri do të jenë në ‘interesin kombëtar’ të Britanisë së Madhe.
Ai ka mohuar pretendimet se Britania mund të jetë një objektiv për sulmet terroristë, shkruan BBC, transmeton Gazeta Blic.
Para deputetëve Cameron ka shtuar se e vetmja mënyrë për të mposhur ISIS-in është për të vepruar tani.
Ndërkaq, udhëheqësi i Laboristëve Jeremy Corbyn ka kërkuar garanci se së Britania e Madhe nuk do të tërhiqet zvarrë nga ndonjë luftë tokësore, ndërsa ka pyetur se sulmet ajrore të Britanisë a mund të bëjnë ndonjë ndryshim ushtarak.
Ai shtoi se ‘nuk dyshon’ që Shteti Islamik ka imponuar një regjim në Irak, Siri dhe Libi, dhe se ata përbëjnë një kërcënim për njerëzit në Britani.
Cameron, para deputetëve shtoi se Britania e Madhe nuk mund të qëndrojë mënjanë luftës në të cilën janë përfshirë Franca dhe Amerika.