Lajmet e fundit

Capussela: Kushtetuesja nuk e lejon zgjedhjen e Thaçit president

kapilloZgjedhja e Hashim Thaçit në postin e presidentit të Kosovës nuk është e mundur, thotë Andrea Lorenzo Capussela, ekspert juridik italian, duke insistuar se një gjë e tillë do të ishte mosrespektim i vendimit të Gjykatës Kushtetuese nga viti 2011, kur u anulua zgjedhja e Behgjet Pacollit për president të Kosovës.
Në një vështrim që botohet në “Koha Ditore”, të premten, të titulluar “Thaçi nuk do bëhet president: një hero qytetar do të bëhet”, Capussela argumenton pse zgjedhja e Thaçit, apo kujtdo tjetër nga radhët e partive të armiqësuara politike, është e pamundur pa një pajtim të të gjitha grupeve politike në Kuvend, dhe shton se një pajtim i tillë mund të arrihet vetëm nëse gjendet një kandidat që nuk është politik.
“Të vetmit kandidatë të mundshëm janë njerëz të cilët i duan të gjithë dhe të cilët askush nuk merr guximin t’i refuzojë. Do të ishte një lloj heroi qytetar, i admiruar nga e majta dhe e djathta, të pasurit dhe të varfrit, të rinjtë dhe të moshuarit, shqiptarët dhe serbët, meshkujt dhe femrat, të lexuarit dhe injorantët, fshatarët dhe urbanët”, shkruan Capuseela në vështrimin e tij, ku analizon edhe pasojat e situatës së tanishme në Kosovë, kur presidentja Atifete Jahjaga është në fund të mandatit të saj, ndërsa koalicioni qeverisës PDK-LDK e ka ndarë mendjen që gjithsesi të zgjedhin Thaçin për president të ardhshëm të Kosovës.

Leave a Reply

Your email address will not be published.