Lajmet e fundit

Çaushi: Deklarata e Grabovcit, gënjeshtër vulgare

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Driton Çaushi ka reaguar menjëherë pas deklaratës së shefit të Grupit Parlamentar të PDK-së Adem Grabovci.

Ky i fundit në një intervistë për KosovaPress ka deklaruar se VV e ka votuar ndryshimin për vijën kufitare me Malin e Zi.

Çaushi në një postim në Facebook ka thënë se deklarata e Grabovcit është një gënjeshtër vulgare.

Ja postimi i Çaushit në Facebook:

Adem Grabovci me shpifjet e tij i bashkohet goditjeve të ulëta që ky pushtet dhe instrumentet e tij i bëjnë kundër opozitës.

Grabovci ka thënë se ne e paskemi votuar linjën aktuale të demarkacionit me Malin e Zi. Kjo është një gënjeshtër vulgare.

Lëvizja VETËVENDOSJE! në projektligjin që përflet Grabovci ka votuar vetëm kufirin e brendshëm të parkut kombëtar të Bjeshkëve të Nemuna.

Por shpifje të tilla nuk e ndalin as Lëvizjen as Opozitën, ashtu siç nuk e ndal as dhuna policore ndaj aktivistëve dhe arre stimi i tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published.