Lajmet e fundit

Çaushi: Do të protestojmë derisa të hiqen nënshkrimet në Bruksel

Përderisa seanca e Kuvendit pritej që të fillojë, jashtë Kuvendit dhjetëra protestues janë mbledhur para ndërtesës së Kuvendit.
Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Driton Çaushi, ka thënë për KosovaPress se kanë dalë që të protestojnë kundër marrëveshjeve që janë nënshkruar në Bruksel.

Sipas tij, qëllimi i protestës është bashkëngjitja dhe solidarizimi me protestën e brendshme në Parlamentin e Kosovës nga deputetët e opozitës.

“Qëllimi i Vetëvendosjes është që për këtë kauzë kaq të rëndësishme të bashkojë të gjitha forcat opozitare por edhe gjithë shoqërinë civile, të cilat në mënyrë unanime e kanë kundërshtuar këtë marrëveshje për ‘Zajednicën’ dhe demarkacionin dhe Malin e Zi”, tha Çaushi.

Ndryshe protestuesit pas ndërprerjes së seancës edhe ata kanë gjuajtur shishe me ngjyrë e me tym në oborrin e ndërtesës së Kuvendit të Kosovës.

Menjëherë pas kësaj para Kuvendit kanë ardhur forca të mëdha të Policisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.