Lajmet e fundit

Çaushi:Qeveria nuk e ka luksin të vendosë për veten

Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur sot konferencën e fundit për këtë vit në të cilën folën rreth deklaratave të mëhershme të kryeministrit Isa Mustafa.

Sipas nënkryetarit Driton Çaushit, për shkak të dështimeve të njëpasnjëshme që ka bërë kjo qeveri,

“Dëshirojmë te ua rikujtojmë se ata kanë dështuar në çdo aspekt të politikës. Ata kanë premtuar 200 mijë vende te punës se shumica kanë ikur jashtë vendit për shkak te papunësisë. Kanë premtuar një mbështetje të rritur për fermerët, e në anën tjetër buxheti për bujqësi është zvogëluar.

“Ata dështuan në anëtarësimin e UNESCO-s që është dështimi më i madh”, tha nënkryetari i VV-së.

Sipas Çaushit qeveria nuk është në pozitë për të zgjedhur nëse do jap dorëheqje ose jo.

“Qeveria nuk e ka luksin që të vendosin për fatin e tyre. Për shkak te shkeljeve Kushtetuese ku kemi një jave pa dhënë asnjë përgjegjësi, ata do të duhej të bënin aktin më normal te dorëheqjes. Pra ose të tërhiqen o në të kundërtën do të përballen me protesta të njëpasnjëshme edhe pas 9 janarit”, tha Çaushi.

Ai tha se opozita nuk do të dështojë me 9 janar ashtu siç ka parashikuar Isa Mustafa dhe se ky marsh do të jetë paqësor.

Leave a Reply

Your email address will not be published.