Lideri çeçen, Ramzan Kadirov, premton dërgimin e trupave të vendit të tij në Siri për të luftuar kundër ISIS-it.
”Unë kërkoj të na lejojnë të shkojmë të marrim pjesë në operacionet speciale”, deklaroi Kadirov duke saktësuar se për këtë veprim duhet autorizimi i presidentit Putin.
”Si mysliman, si çeçen dhe si patriot rus deklaroj se në vitin 1999, kur republika jonë ishte në dorë të këtyre djajve që ekzistojnë edhe sot, ne u betuam mbi Kuran se do të luftonim gjithë jetën tonë kundër tyre, kudo që të gjendeshin”, tha ai.