Lajmet e fundit
Çeku: Falje borxhi për konsumatorët e Termokosit 1999-2008

Çeku: Falje borxhi për konsumatorët e Termokosit 1999-2008

Kandidati i PDK-së për kryetar të Prishtinës, Agim Çeku tha të premtoi të premten falje të borxhit për konsumatorë të “Termokos”-it për vitet 1999-2008, si dhe ulje të taksave të ndërtimit për objektet afaristo-banesore në 10 euro dhe 6 euro në metër katror për shtëpi individuale.

Ai po ashtu premtoi lehtësira fiskale dhe heqje të taksave prej 3 deri në 5 vite për bizneset e reja, në raport me numrin e të punësuarve.

“Legalizim të të gjitha objekteve që i plotësojnë kushtet juridike dhe fizike. Ulje të tatimit mbi pronë dhe falje të borxhit ekzistues për 50 për qind”, ishin premtimet e kandidatit të PDK-së për kryetar, Agim Çekut, për qytetarët e Prishtinës.

Ai tha se për të krijuar kushte më të favorshme për zhvillimin e veprimtarive ekonomike, qasja e tij është që t’iu krijojë lehtësira të vazhdueshme qytetarëve, jo ngarkesa të papërballueshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published.