Në kuadër të aktiviteteve që po zhvillojnë subjektet politike për zgjedhjet e tre nëntorit, kandidati i PDK-së për kryetar të Prishtinës Agim Çeku, ka vizituar lagjen “Arbëria”. Çeku tha se është vështirë të kuptohet se pse banorët e kësaj lagje janë ende në një gjendje të tillë.
Një nga prioritetet e para të punës së Agim Çekut, nëse ai vjen në krye të komunës së Prishtinës, do të jetë riparimi i shkallëve në lagjen “Arbëria”. Pas vizitës që kandidati i PDK-së për kryetar komune i bëri kësaj lagjeje, ai tha se është e pakuptueshme që këta banorë kaun mbetur në një gjendje të tillë, pa infrastrukturë, pa ngrohje qendrore, pa ujë dhe pa çerdhe.
“Një nga gjërat e para që to të bëjmë është se do t`i riparojmë këto shkallë. Qytetarët kanë mungesë uji por këtë çështje do ta zgjedhim ne. Është e pakuptimtë që si një lagje e rëndësishme ku ka përfaqësi të shumta ndërkombëtare, ende nuk është e kyçur në sistemin ngrohjes. Edhe këtë ne do ta bëjmë. Po ashtu në lagje nuk ka çerdhe të fëmijëve, që gjithashtu paraqet nj gjendje që ne nuk mund të pajtohemi me të”, tha ai.
Duke e kritikuar komunën për investime të gabuara, Çeku tha një investim i tillë është bërë afër ndërtesës së komunës së re, në lagjen “Arbëria”. Ai tha se rreth-rrotullimi në rrugën që lidh kryeqytetin me magjistralen Mitrovicë-Ferizaj ka qenë i gabuara dhe si pasojë qytetarët po i shkelin rregullat në trafik.
“Qytetarët janë të detyruar që për shkak të një zgjidhje të keqe që e ka bërë komuna të bëjnë shkelje të rregullave të trafikut dhe t`iu nënshtrohen gjobave që nuk janë edhe aq të vogla”, tha ai.
Çeku tha së kërkesat e banorëve të lagjes “Arbëria” janë të arsyeshme dhe me një koston jo shumë të lartë, mund të realizohen të gjitha.