Lajmet e fundit
Çeku kërkon votën e turqve

Çeku kërkon votën e turqve

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të Prishtinës, Agim Çeku, ka kërkuar votën e turqve në Prishtinë.

Ai të enjten ka vizituar degën e Partisë Demokratike Turke të Kosovës duke kërkuar që të mbështetet dhe votohet nga turqit e Prishtinës, të dielën më 3 nëntor.

Çeku ka thënë se ka kërkuar mbështetje dhe ka gjetur mbështetje nga kryetari i degës së PTDK në Prishtinë.

Sipas tij, Partia Demokratike e Kosovës ka një partneritet qeverisë në nivel qendror dhe këtë dëshiron që ta vazhdoj edhe në atë local.

“Partia Demokratike Turke ka listën e vet për asamblistë, por nuk kanë kandidat për kryetar të Prishtinës. Unë erdha këtu të kërkoj mbështetjen e tyre të më mbështesin mua si kandidat edhe i tyre për kryetar Prishtine, një mbështetje të tillë besojë se do ta kem unë. Kam respekt të jashtëzakonshëm për komunitetin turk në Kosovë në përgjithësi. Është një komunitet që është integruar komplet, një komunitet dinamik, një komunitet që s`quhet për nga qytetaria e dinjitetshme e vjetër dhe mua më bën nder që të kem mbështetjen e tyre dhe kam nder që të jem kryetar i gjithë qytetarëve të Prishtinës pa marrë parasysh përkatësinë fetare, partiake kështu që unë, si kryetar, siguroj se do t`i jap hapësirë të mjaftueshme edhe në administratë edhe në punë edhe në jetën e përditshme”, ka thënë Çeku.

Kryetari i degës së partisë Demokratike Turke të Kosovës në Prishtinë, Xhynejt Ustaibo ka thënë se komuniteti turk do ta përkrah, Agim Çekun për kryetar të Prishtinës.

Leave a Reply

Your email address will not be published.