Në qytetin e Milanos ka filluar proçesi gjyqësor ndaj anëtarëve të celulës xhihadiste italo-shqiptare me lidhje kryshqie mes tyre të arrestuar në kuadër të operacionit të koduar “Martesa”.
Proçesi gjyqësor është zhvilluar në sallën bunker të burgut San Vittorio të Milanos e përballë trupit gjykues janë ulur shqiptarët Arta Kaçabuni, tezja e xhihadistit Aldo Kobuzi, Baki Coku, daja e Aldo Kobuzit, Marianna Sergio, motra e të ashtuquajtërs Lady xhihad, e para italiane luftëtare e ISIS, Maria Giulia Sergio e bashkëshorte e shqiptarit Aldo Kobuzi, babai i saj Sergio Sergio.
Nëna e saj Asunta Buonfilgio, njëkohësisht dhe një nga personat e akuzuar ka ndërruar jetë pak javë më parë në burgun e San Vittorios.
Të akuzuar në këtë proçes janë dhe shqiptari Aldo Kobuzi, bashkëshortja e tij Maria Giulia Sergio, Serjola Kobuzi, motra e Aldos e nëna e tyre Donika Coku.
Të gjithë këta persona ndodhen në Siri e ndaj tyre është lëshuar urdhëri i arrestit ndërkombëtar.
Një tjetër i akzuar në këtë proçes është dhe bashkëshorti i Serjola Kobuzit, shqiptari Mariglen Dervishllari që prej më shumë se 6 muajsh media italaine ka dhënë lajmin se ka ndërruar jetë në Siri pasi vuante nga një sëmundje e pa kurueshme.
Akuza ndaj tyre është për baëshkëpunim në aktivitetin e terrorizmit ndërkombëtar të Shtetit Islamik, ISIS.
Gjatë proçesit të ditës së sotme Marianna Sergio, e motra e Lady xhihad, e dy shqiptarët Arta Kacabuni e Baki Coku, tezja e daja e xhihadistit Aldo Kobuzi kanë kërkuar gjykim të shkurtuar.
Trupi gjykues ka hedhur poshtë kërkesat e avokatëve mbrojtës në lidhje me pavlefshmërinë e dekretit si persona në kërkim për disa të akuzuar, si një çështje me kompetencë territoriale të varura nga Prokuroria e qytetit të Breshës.
Seanca e dytë e këtij proçesi u vendos të zhvillohet në muajin shkurt të 2016. (Ora)