Të dhënat personale janë mbrojtura me ligj në Kosovë, por siguria e tyre shpesh është vënë në pikëpyetje. Në adresë të Agjensionit Shtetëror për Mbrojtjen e të Dhënave Personale arrijnë për cdo ditë ankesa nga qytetarë dhe subjekte të ndryshme për cënim të privatësisë, raporton Magazina.al.
Me ose pa qëllim, të dhënat personale keqpëroren në Kosovë, ndërsa arsyeja kryesore lidhet me mungesën e njohurive mbi të drejtat që kanë për t’i mbrojtur nga sulmet kiberenetike. Agjensioni shtetëror që mbron të dhënat ka organizuar shpesh kampanja vetëdijësuese dhe ka arritur në një masë të konsiderueshme t’i njoftoj qytetarët me të drejtën që u takon rreth sigurisë kibernetike dhe privatësisë. Por kurrë nuk është mjaft.
Me qëllim të informimit sa më të gjerë, Agjensioni Shtetëror për Mbrojtjen e të Dhënave Personale bashkë me partnerët, ka organizuar një konferncë në Prishtinë e cila do mbahet me 19 janar. Aty do diskutohet për sigurinë kibernetike dhe privatësinë.
E vecanta e kësaj ngjarje, sic raporton Magazina.al, është edhe te profili i të ftuarve. Në të, sic ka njoftuar Mentor Hoxhaj, mbikqyrës shtetëror, do marrin pjesë figura me indikim në shoqëri sic janë politikanë por edhe këngëtarë e aktorë të famshëm. Krahas kryetarit të Kuvendit, Kadri Veselit dhe ambasadorit amerikan, Grege Delaëe do jenë edhe këngetarët Dafina Zeqiri e Flori Mumajesi si dhe aktori Ermal Mamaqi.Po ashtu do jenë edhe shumë figura që kanë lënë gjurmë në profesionin e tyre. E gjithë kjo për një vetëdijësim më të madh rreth të drejtave në fushën e të dhënave personale.