Lajmet e fundit

Çfarë i ka ndodhur komandos shqiptare? (Foto)

Në foton kryesore të artikullit, duket një komando i forcave të armatosura shqiptare, që merret në ndihmë nga një kolegu i tij.

Të lihet përshtypja se efektivi është plagosur gjatë një beteje të armatosur dhe anash tij, janë pozicionuar disa komando të tjerë të armatosur gati për të ndërhyrë.

Fatmirësisht nuk bëhet fjalëe për asgjë të rëndë por për Ditën e Hapur në Batalionin Komando.

“Shumica e njerëzve e kanë mendjen te festat dhe përgatiten të festojnë, por ushtarakët jo. Ishte një ditë mjaft intensive për efektivët e Batalionit Komando. I falenderoj ata për përkushtimin gjatë demonstrimet ushtarake dhe organizimin e Ditës së Hapur në batalionin e tyre.

Përfitoj nga rasti të falenderoj edhe familjet e të gjithë ushtarakëve, të cilët sakrifikojnë bashkë me ta. Krenare për Forcat tona të Armatosura!”, – shklruante ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli në Facebook.

Në Check-in-in e saj ministrja rezulton të ketë qenë në Zall Herr City, ndoshta një ”bashki” e re kjo pas reformës së famshme territoriale…

E ka fajin teknologjia…

kodheli

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.