Peticioni i partive opozitare kundër Zajednicës dhe demarkacionit me Malin e Zi, ka mbledhur afro 200 mijë nënshkrime të qytetarëve të Kosovës.
Ato nuk janë në plan të dorëzohen në ndonjë institucion për t’u shqyrtuar dhe vlerësuar, pasi opozita nuk e sheh të nevojshme që ato t’i dorëzojë në Kuvend, meqë “udhëheqësit e këtyre institucioneve janë ata që edhe i kanë krijuar këto marrëveshje”.
Driton Çaushi nga partia më e madhe opozitare në vend, Lëvizja Vetëvendosje, ka thënë se ky peticion është më shumë si një formë mbështetëse për kundërshtimin e këtyre marrëveshjeve nga ana e opozitës. /Tribuna Channel