Lajmet e fundit

Çfarë mund të bëjë opozita në seancën e nesërme?

Partitë opozitare parlamentare, Lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën nuk do ta bllokojnë nesër seancën në të cilën do të shqyrtohet Projektligji për Ratifikimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit (MSA) ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian. Por, ata kanë përgatitur një skenar.
Nga burimet brenda partive opozitare ësht marrë vesh se opozita në ketë seancë do të përfaqësohet vetëm nga tre deputetë.

“Tre deputetë të tri partive opozitare do të jenë në pranishëm në seancën që është paraparë të mbahet të hënën për MSA-në”, ka thënë burimi nga partitë opozitare.

Sipas këtij burimi, opozita ka gjasa të përfaqësohet nga shefat e grupeve parlamentare.

Seanca do të fillojë të hënën në orën 10:00.

Leave a Reply

Your email address will not be published.