Lajmet e fundit

Çfarë po ndodh me identitetin kombëtar? Ja si po i quajnë shqiptarët fëmijët

Harrojini emrat Aqif, Mehmet, Luan, Vjollca, Mimoza, Merheme, apo Vera.

Qoftë ato me ndikim islamik, ashtu edhe ata patriotiko-ateistë të periudhës komuniste duket se i përkasin së shkuarës.

Tashmë shqiptarët po i quajnë fëmijët e tyre gjithnjë e më shumë me emra të huaj, që kanë fare pak lidhje me identitetin apo origjinën tonë.

Si duket globalizimi ka bërë të vetën dhe ka lënë pasoja të forta në një komb të vogël dhe lehtësisht të asimilueshëm kulturalisht nga propaganda mediatiko-golbale.

Një gjë e tillë dëshmohet nga të dhënat zyrtare të INSTAT-it për sa i takon emrave më të përzgjedhur gjatë vitit 2014 me të cilët prindërit e rinj i kanë quajtur fëmijët e tyre.

Ja cila është 10-shja e preferuar për 2014-n në vendin tonë:

Emri i vajzave

Renditja          Emri    Numri  Per 1000

1          Amelia             363      10.2

2          Ajla                 271      7.6

3          Melisa              220      6.2

4          Amelja             166      4.6

5          Klea                 155      4.3

6          Sara                 148      4.1

7          Kejsi                127      3.6

8          Noemi             118      3.3

9          Alesia              116      3.2

10        Leandra           112      3.1

Emrat e meshkujve

Renditja          Emri    Numri  Per 1000

1                      Noel    490      13.7

2                      Joel      483      13.5

3                      Mateo  191      5.3

4                      Ergi     181      5.1

5                      Luis     171      4.8

6                      Aron    141      3.9

7                      Samuel            130      3.6

8                      Roan    123      3.4

9                      Roel     118      3.3

10                    Xhoel  116      3.2

Leave a Reply

Your email address will not be published.