Trupi ka nevojë për këto ushqyes specifike që rrisin energjinë dhe përmirësojnë shëndetin: Karbohidrate, proteina, dhe yndyra. Një gram yndyrë përmban më shumë se dyfishi i kalorive të një grami proteine apo karbohidrati.
Kur nuk keni asnjë yndyrë në dietën tuaj, është si të mos keni “karburant” apo kalori për të djegur, që do të thotë se trupi kërkon yndyrë për të funksionuar si duhet.
Dieta me yndyrë ndihmon në eliminimin e yndyrës ekzistuese, si dhe ndërton muskujt, duke djegur dhjamin.
Sa yndyrë ju nevojitet:
Shumica e yndyrave që konsumoni duhet të jenë të pangopura. Vetëm dy deri në tre lugë vaj ulliri në ditë mund të përmirësojë në mënyrë drastike shëndetin tuaj dhe trupin.
Çfarë duhet të konsumoni konkretisht:
Yndyrat e pangopura që gjenden kryesisht tek: Vaji i ullirit, arrat, farat, ullinjtë, dhe avokado. Ushqime që përmbajnë omega 3, kryesisht peshk ose ushqimet e tjera të detit.