Lajmet e fundit

Çfarë të konsumoj pas dehjes?

Ku ka festë ka dhe alkool dhe dëshira më e madhe e të rinjve është që të argëtohen pa limit dhe ta shijojnë në maksimum natën e ndërrimit të viteve.

Mëngjesi apo dreka e datës 1 janar shoqërohet gjithmonë me një dhimbje koke, të vjella, rëndesë në ecje dhe dridhje trupi.

Ops, jeni duke përjetuar pasojat e alkoolit e njohur ndryshe në termat moderne “hangover”.

Çfarë pijesh duhet të konsumohen pas një dehjeje?

Uji është eliksiri që mban vendin e parë pas një natë të çmendur. Dihet që alkooli është diuretik (nxjerr jashtë lëngjet e trupit) dhe e mira është që sapo të zgjoheni në mëngjes të pini ujë, pasi kjo ndikon edhe në lehtësimin e dhimbjes tuaj të kokës.

Pijet që përdoren gjatë aktiviteve sportive, lëngu i arrës së kokosit apo dhe Pedialyte (pije për dehidratimin e fëmijëve) janë  shumë të rekomanduara për konsumim pasi përmbajnë vitamina.

Xhinxheri dhe çaji i mentes reduktojnë të vjellat dhe qetësojnë stomakun.

Lëngu i frutave si p.sh lëngu i boronicës së kuqe pasi është pak i athët. Fruktoza që gjendet në lëngun e frutave i jep trupit një gjendje konstante të energjisë, plus kësaj që lëngjet përmbajnë vitamina dhe ujë që shërbejnë për hidrimin e trupit.

Lëngu i turshisë pasi përmban uthull, kripë dhe ujë. Ky lëng përmban elektrolite dhe sodë.

Kafeja,  pasi lëngu i saj jep një energji të menjëhershme e kombinuar kjo me një advil ose aspirinë për të qetësuar dhimbjen e kokës.

Ushqimet pas një dehjeje!

Vezët e skuqura sepse përmbajnë aminoacide si  cysteinë dhe taurinë që ndihmojnë në funksionimin normal të mëlçisë.

Bananet dhe jeshillëqet. Ato përmbajnë potasium. Nëse jeshillëqet nuk i duroni dot që në pikë të mëngjesit, i shtoni dhe pak kos dhe kapërdijini me zor.

Supë pule rekomandohet meqë përmban lëng dhe mishi i pulës cysteinë që i duhet mëlçisë për të funksionuar normalisht.

Miso Soup (supë tradicionale japoneze) që përmban shumë përbërës që ndihmojnë stomakun të rikuperohet.

Bukë të thata ose tost me mjaltë. Këto përbërës rrisin nivelin e sheqerit në gjak pa sjellë shqetësime në stomak

Tërshëra është konsideruar si superushqimi pas dehjes.  Një tas i ngrohtë me tërshërë përmban vitaminë B, kalcium, magnes dhe hekur. Plus kësaj, ajo neutralizon aciditetin e trupit dhe ngre nivelin e sheqerit në gjak në gjendje normale.

Leave a Reply

Your email address will not be published.