Chelsea po tenton ta bindë Pep Guardiolën që t’i bashkohet kampionëve të Premier Ligës e jo Manchester Cityt, sipas ekspertit të futbollit spanjoll nga Sky Sports, Guillem Balague.
Sipas Balague, City dhe Chelsea janë në garë me njëri tjetrën për të siguruar nënshkrimin e 44-vjeçarit.
Balague insiston se City beson se ka bërë mjaftueshëm për të siguruar nënshkrimin e Guardiolës, por ish-menaxheri i Barcelonës mund të preferoj një kalim në Londër te Chelsea.
“City ende nuk ka bërë kurrfarë nënshkrimi me Guardiolën”, tha Balague. “E vetmja gjë e sigurt është që klubi i tij i radhës do të jetë në Premier Ligë”.
“Roman Abramovich është në dijeni të kësaj, dhe po tenton ta bindë Guardiolan që t’i bashkohet Chelseat”, përfundoi Balague.