Lajmet e fundit
Christina Aguilera mahnit me format e saj

Christina Aguilera mahnit me format e saj

Këngëtarja Christina Aguilera ka arritur të rikthejë përsëri format e dikurshme. Ajo ka intepretuar në spektaklin muzikor “The Voice” ku u shfaq mjaft sensuale me një veshje provokuese, e cila nxirrte në pah hiret e saj.

Të hënën në mbrëmje ajo ka interpretuar krah reperit Flo Rida këngën “How I Feel”. Bukuroshja bjonde ka dhuruar një performancë energjike. Ajo ka tërhequr të gjithë vëmendjen mbi vete në momentin që është ngjitur në skenë.

Në intervistat e dhëna më parë Aguilera ka shprehur se ajo ja ka dalë mbanë të humbë shumë kilogramë falë jogës,një diete që ka ndjekur dhe falë ushtrimeve gjimnastikore. Diferenca është mëse e dukshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published.