Lajmet e fundit

Çifti arrestohet për shkak të “bombës” në aeroplanin “Air France”

Policia franceze ka arrestuar një mashkull dhe një femër, udhëtarë të fluturimit “Air France” i cili është dashur që të aterojë në Kenia pasi që në aeroplan është gjetur një bombë e rrejshme
Çiftin e ka arrestuar policia kufitare me rastin e kthimit të tyre në Francë, një ditë pasi aeroplani që fluturonte nga Mauritiues për në Paris ishte dashur që të ulej në në aeroportin në Mombasa për shkak të zbulimit të sendeve të dyshimta, transmeton agjencia AFP.
Njëri nga udhëtarët ka lajmëruar stafin se në tualetin e aeroplanit “Boing 777” në të cilën gjendeshin 459 udhëtarë dhe 14 anëtarë të stafit gjendet një mjet i dyshimtë.
Aeroplani u ul në Mombasa, ku pasagjerët janë evakuuar menjëherë, pas së cilës janë ftuar ekspertët për të hetuar “mjetin e dyshimtë”.
Mjeti i dyshimtë ishte bërë nga kartoni dhe letra e kuzhinës, ndërsa policia ka ardhur në përfundim se kjo nuk paraqet kurrfarë rreziku, tha drejtori ekzekutiv i “Air France ” Frederik Gezi .
Ai ka deklaruar se është vërtetuar se këtë mjet në tualet e ka lënë njëri nga udhëtarët d he se bëhet fjalë për një “shaka pashije”.
Pas sulmeve terroriste në Paris më 13 nëntor, janë ndërmarrë masa të jashtëzakonshme ndërsa aviokompanitë janë të frikësuar për sulme të mundshme pasi që ISIS në muajit tetor ka marrë përgjegjësinë për rrëzimin e një aeroplani rus në Egjipt.

Leave a Reply

Your email address will not be published.