Judy Dempsey ka biseduar me një mori ekspertësh për atë se çfarë na pret vitin që vjen. Ja prognozat:
Thomas Carothers, zëvendëspresident për studime në Qendrën për Ndihmë Paqes Ndërkombëtare, Carnegie
Një rrëfim që Evropa duhet ta çojë nëpër mend më 2016, veçanërisht sa i përket strategjisë globale të Evropës, është ai që vjen nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës: zgjedhjet presidencialet amerikane.
Afërmendsh se është e pamundshme që të parashikohet rezultati i kësaj gare. Por ka pak mundësi të dihet se do të fitojë kandidati republikan, cilido që mund të jetë. Nëse fiton, Europa do të përballej me një president që ka premtuar se menjëherë pas zgjedhjes, do të heqë dorë prej marrëveshjes së korrikut të vitit 2015 për programin bërthamor të Iranit; ashpërsim të aksionit ushtarak në Siri; dhe zbatim të politikës energjetike që do t’i çonte në fund të pusit të gjitha zotimet e dhëna prej administratës së presidentit Barack Obama lidhur me ndryshimet klimatike për të cilat gjëra bota është marrë vesh në Marrëveshjen e Parisit më 2015.
Dhe nëse kandidati republikan fiton zgjedhjet presidenciale, me siguri se Partia Republikane do të sigurojë shumicën në Senat dhe në Dhomën e Përfaqësuesve. Andaj presidenti i ri do të kishte si rezultat i kësaj hapësirë të madhe manovruese për t’i çuar përpara politikat e tij.
Në këtë skenar, ka shumë mundësi që presidenti i ri nuk do të shpreh farë admirimi ose respekti të veçantë për Europën, as kur vjen puna te arritjet ekonomike dhe politike brenda kontinentit, e as në linjat e politikës së jashtme europiane.
Koert Debeuf, koordinator i projektit të botimit «Burrështetasit botërorë për transicionet drejt demokracisë» në Institutin Ndërkombëtar për Demokracinë dhe Asistencën Zgjedhore
Më 2016 bota mbarë do të kthejë kokën prej Sirisë kah Libia. Liderë të njohur të «Shtetit Islamik» të vetëshpallur kanë udhëtuar nga Siria në Libi për të ndërtuar një bastion të ri atje.
Kaosi në Libi u jep militantëve rrethana të përkryera për të zgjeruar territorin. Dhe Libia nuk ka ushtri të vërtetë për të luftuar trupat e regjura xhihadiste. Por më të rëndësishmet në Libi janë fushat e gjera të naftës, më të mëdhatë në Afrikë.
Perëndimi nuk do të ketë çare pa hyrë në luftë kundër «Shtetit Islamik» në Libi më 2016. Nafta e vendit është qenësore për ekonominë europiane. Islamikët do të mundohen gjithashtu në Libi të provojnë çfarëdo që të destabilizojnë Tunizinë dhe Egjiptin. Në krye të kësaj, do të ishte fakti se do të kishim grupe terroriste islamike që nuk do të ishin më larg se 300 kilometra nga Europa, gjë që askush nuk e do.
Më 2016, Perëndimi mund të zgjohet një ditë prej mesazhit të dhënë prej kalifit të vetëshpallur të «Shtetit Islamik», Abu Bakr al-Bagdadi, teksa flet për tokën siriane. Perëndimi do të habitej se si ka mundësi që ky njeri ishte i zoti të arrinte prej Irakut në Libi.
Në fund, ka vetëm dy rrugë: nëpërmjet tokës nëpër Arabi Saudite dhe Egjipt, ose nëpërmjet detit nëpër Turqi. Meqë Turqia është opsioni më i mundshëm, bota atëherë do të kontestonte rolin e Turqisë. Si rezultat i kësaj, lufta në Libi do të çonte drejt një krize të re brenda NATO-s e BE-së.
Caroline de Gruyter, korrespondente nga Vjena për gazetën holandeze, «NRC Handelsblad»
Mendoj se çështja e madhe e politikës së jashtme më 2016 do të jetë kaosi dhe radikalizimi në Lindjen e Mesme. Ky është burimi më i madh i destabilitetit anembanë Europës, me njerëz me potencial për të destabilizuar BE-në nëpërmjet migracionit masiv, korrupsionit, terrorizmit dhe përhapjes së armëve bërthamore.
Turqia dhe Rusia, Arabia Saudite dhe Irani po luftojnë në beteja të ashpra në kufijtë e jashtëm të BE-së. Mund të jetë e përnjëhershme përhapja e spirales së dhunës.
Është për të ardhur keq që Europa ka pak ndikim në Lindje të Mesme. Gjatë të nëntëdhjetave, kur jetoja atje, shumë arabë e shihnin Europën si ndërmjetëse të ndershme. Europianët mundoheshin të promovonin demokracinë, megjithëse pa i shqetësuar e trazuar shumë regjimet diktatoriale atje.
Derisa SHBA-ja e përkrahte me shumë telashe Izraelin, Europa kishte mbajtur qëndrim të moderuar në konfliktin izraelito-palestinez, duke krijuar përshtypjen e faktorit neutral në rajon.
Por pas 11 shtatorit, shtetet europiane nuk përfaqësonin më zërin e arsyes. Europa iu bashkua SHBA-së gjatë fushatave të bombardimit të Irakut dhe Afganistanit. Europianët lejuan që të pësonte debakël rendi dhe ligji në Libi dhe Siri, duke ndihmuar largimin e sunitëve nga pushteti dhe duke lejuar shiitët ta merrnin atë.
Europa duket se ka harruar palestinezët. Si rezultat i kësaj, besimi arab në Europë ka shkuar në fund të pusit. Për shumë arabë, shpresa e vetme që ka mbetur janë grupet e radikalizuara.
Do të duhen shumë vite, që këto dëme të riparohen. Zgjidhja është politike, duke nisur me paqe të drejtë dhe të përjetshme ndërmjet Izraelit dhe palestinezëve. Është në interes të Europës që të investojë në këtë drejtim.
John Kornblum, këshilltar i lartë në «Noerr LLP» dhe ish-ambasador amerikan në Gjermani
Nuk ka asnjë fije dyshimi se sfida më e madhe më 2016 do të jetë si t’i dilet në krye me kaosin dhe destabilitetin e shkaktuar prej rrjeteve informative dhe logjistike të digjitalizuara rrufeshëm. Elitat politike dhe ekonommike të botës nuk kanë nisur të merren me forcën destruktive të ndryshimit që kemi para vetes. Padyshim se rrjetet e ndryshme me sisteme logjistike të të dhënave do të ndryshojnë mënyrën e jetesës së qenieve njerëzore, koorporatave dhe shteteve. Këto rrjete do t’i sjellin shumë përparësi shoqërisë. Por kostoja do të jetë riorganizimi me ndikim në sjellje dhe institucione të shoqërisë.
Migrimet e fundit masive janë shembulli më i mirë. Një tjetër shembull do të jetë ngritja e institucioneve joshtetërore që përhapen anembanë botës pa ndonjë drejtim të caktuar. Rezultat i kësaj do të jetë paqartësia poliitke, dhe me kalimin e kohës, trazirat në vendet perëndimore, qysh po ndodh tani në dy anët e Atlantikut.
Rendi, që u ndërtua me kujdes pas luftës prej marrëveshjeve statike u shkoi për shtati fuqive fituese, do të pësojë zmbrapsje prej strukturave të dominuara prej rrjeteve që sfidojnë edhe politikëbërësit më të mençur.
Fitimtarë do të jenë ata që janë mjaftueshëm fleksibilë me sfidat e reja. Humbës do të jenë ata që u qëndrojnë me besnikëri koncepteve të sa kaluarës. Evropa është në mëyrë të veçantë e brishtë ndaj këtij rreziku.
Marc Pierini, dijetar vizitor në «Carnegie Europe»
Rrëfimi kryesor i vitit 2016 do të jetë ISIS-i. Pas reagimeve fillestare, vendet perëndimore ashpërsuan qëndrimet ndaj grupit militant pas operacioneve të njëpasnjëshme në shumë lokacione, veçanërisht pas sulmeve terroriste më 13 nëntor në Paris.
Ndryshe prej shumë evolucioneve, ISIS-i u tregua rezistues në terren në Irak dhe Siri, pavarësisht prej fushatës së pandalshme bombarduese prej forcave të koalicionit nga ajri: deri sot, grupi ende i mban qytetet e Mosulit dhe Deir ez-Zorit. Nuk ka pësuar rënie fushata e rekrutimit të luftëtarëve të huaj, pavarësisht shumë humbjeve. Përhapja po vazhdon anembanë Lindjes së Mesme, Afrikës Veriore dhe Sahelit. Veçanërisht në Gadishullin Sinai në Egjipt dhe Libi.
Prania e rrjetit të gjerë të operativëve të grupit në vendet europiane ende paraqet sfidë për forcat e sigurisë, jo vetëm në Francë, por edhe në Belgjikë, Zvicër, Gjermani e Mbretëri të Bashkuar.
Një çështje në mënyrë të veçantë shqetësuese më 2016 do të jetë zgjerimi i mundshëm i ISIS-it nga bastioni i tij në Sirte në Libi në lindje (duke paraqitur rrezik për terminalet e naftës në Gjirin e Sidrës) dhe në perëndim (duke rrezikuar kufirin tunizian dhe një tub gazi që zgjatet drejt Italisë). Do të shikojnë me sytë katër fuqitë perëndimore.
Ulrich Speck, anëtar senior në Akademinë Transatlantike
Përsëri Siria. Nuk duket as në horizont se procesi i paqes do të shfaqet në vend me rezultate të prekshme në afat të shkurtër kohor.
Kushtet në terren nuk e favorizojnë paqen, sepse aktorët kryesorë në konflikt qartazi nuk ndjejnë se do të përfitonin më shumë prej marrëveshjes paqësore se prej mposhtjes së armikut. Kalkulimi i palëve të hasmuara nuk ka ndryshuar aspak. Dhe nuk ka lojtar të jashtëm që merret me amortizimin e presionit të përgjithshëm që palët të arrijnë kompromis. Perëndimi ka refuzuar ta marrë këtë rol.
Më 2016 do të ngrihet çmimi për pavendosmërinë perëndimore. Lufta në Siri me gjasë do të vazhdojë. Numri i refugjatëve që do të vërshojnë Evropën mund të fluturojë përsëri. Luftëtarët e trajnuar nga ISIS-i mund të mundohen të kryejnë sulme terroriste në rajon dhe në Perëndim. Fqinjët e Sirisë do të përjetojnë më shumë dhunë, anarki dhe konflikt.
Sidoqoftë nuk duket se ka mundësi që lideri që do të mund t’i ndryshonte kalkulimet e të gjithë lojtarëve, presidenti amerikan, të marrë zotime në emër të Shteteve të Bashkuara që t’i japë fund luftës. Për Barack Obaman, që ka në mendje përvojën e pushtimit amerikan të Irakut, kostoja që do të paguante SHBA-ja është më e lartë se mosndërhyrja.
Stepehn Szabo, drejtor ekzekutiv i Akademisë Transatlantike
Europa dhe gjendja e projektit europian do të jenë rrëfimi kryesor i vitit të ardhshëm. A do të vazhdojë BE-ja të shpartallohet, apo do të nisë të bëhet tok kundrejt krizave të shumta me të cilat përballet?
Ka shumë mundësi që të ketë një valë të re refugjatësh nga Lindja e Mesme kur të dalë pranvera dhe moti të jetë më i butë, duke rritur edhe më shumë presionin ndaj sistemit pa viza nëpër BE dhe rritur përkrahjen e partive anti-BE. Më shumë sulme të tmerrshme pritet të ndodhin në qytetet e mëdha evropiane.
Europa do të konfrontohet më 2016 me atë që liderja e së djathtës ekstreme të Francës, Fronti Kombëtar, Marine Le Pen, e ka përshkruar si garë ndërmjet globalizimit dhe shteteve. Kontinenti duhet të fillojë të ndajë mendjen cilën rrugë do të ndjekë kur po afrohen zgjedhjet presidenciale franceze dhe ato parlamentare gjermane më 2017.
E ardhmja e pasigurt e vlerave liberale dhe sistemeve të hapura do të testohet edhe më shumë në Hungari dhe tani në Poloni. Europa gjithashtu mund të shohë referendume për dukjen e ardhshme politike të saj në Mbretëri të Bashkuar dhe Kataloni.
Rusia do të vazhdojë të testojë solidaritetin europian, derisa Shtetet e Bashkuara do të merren me fushatat e zgjedhjeve presidenciale dhe të Kongresit, duke e lënë të paqartë rolin amerikan në Europë.
Nëse parafrazojmë W.B. Yeatsin, a do t’ia arrijë boshti të mbahet fort, apo të mirës ia kanë marrë anën të këqijat plot zjarrmi?
(Autorja është anëtare jorezidente në «Carnegie Europe» dhe kryeredaktore e «Strategic Europe»)./Dialogplus