Lajmet e fundit

Cili do të jetë ndikimi i Thaçit pas zgjedhjes së Veselit në krye të PDK-së?!

Zgjedhja e Kadri Veselit në krye të partisë më të madhe në vend PDK-së, nuk do të rezultojë me rënien e ndikimit të kryetarit aktual Hashim Thaçit.

Analistët politikë vlerësojnë se Partia Demokratike me zgjedhjen e mundshme të Kadri Veselit kryetar i saj, nuk është se do të sjellë ndryshime të mëdha në parti. Kjo pasi që, sipas tyre PDK-ja do të vazhdoj ti mbajë larg opinionit pakënaqësitë eventuale brenda partisë.

Analisti politik, Imer Mushkolaj, ka thënë se personalisht nuk beson që Thaçi do të zgjedhet president i vendit, por se sipas Mushkolajt në rast se do të ndodh një gjë e tillë, funksionimi i PDK-së, do të vazhdoj të mbetet i njëjtë edhe nën udhëheqjen e Kadri Veselit, ku sipas tij mospajtimet brenda partisë, nuk dalin jashtë.

“Nuk besoj që Thaçi do të bëhet president, por nëse kjo ndodh, Veseli dhe Thaçi kanë arritur që gjatë këtyre viteve që mos pajtimet brenda partisë të mbahen brenda dhe të mos dalin jashtë. Ndryshe prej partive të tjera PDK-ja e ka këtë model që përçarjet eventuale i mbanë brenda. Kështu besoj që do të ndodh edhe në të ardhmen”, ka thënë Mushkolaj.

Mushkolaj nuk e sheh si një betejë të madhe se kush do të bëhet kryetar i PDK-së. Ai thotë se Thaçi megjithatë, do të arrij ta ruaj ndikimin që ka deri më tani në parti, ani pse siç thotë ai, pretendohet se është një pjesë në PDK që përkrah Hashim Thaçin, por edhe një pjesë tjetër që përkrah Veselin.

“Kjo nuk është betejë se kush do të bëhet kryetar dhe nëse Thaçi do të bëhet president, ndikmin do ta ruaj njësoj, jo në të njëjtën masë, por do ta ruaj ndikimin në atë pjesën e partisë pasi që pretendohet se Thaçi ka një grup I cili e përkrah, ndërkaq edhe Veseli ka grupin e tij”, ka thënë Mushkolaj per Indeksonline.

Analisti Mushkolaj nuk parashikon nëse PDK-ja do të vazhdoj të jetë partia më e madhe nën udhëheqjen e Veselit, duke thënë se krejt kjo varet nga Gjykata Speciale.

Leave a Reply

Your email address will not be published.