Lajmet e fundit

Cili futbollist shqiptar është më i shtrenjti në Serie A?

 Cili futbollist shqiptar është më i shtrenjti në Serie A?

Futbollisti më i spikatur dhe më i shtrenjtë mbetet Elseid Hysaj i Napolit, vlera aktuale e të cilit përllogaritet në 9 milionë euro. Në fillim të sezonit, më 1 qershor kur ishte ende lojtar i Empolit dhe pa u transferuar të Napoli, shkodrani kushtonte 4.5 milionë euro. Me kalimin në San Paolo, prej tre muajve të parë të aventurës, ku u shndërrua në një titullar fiks të skuadrës, vlera e kuqeziut u rrit në shifrën 7,5 milionë Euro. Pas gjysmës së parë të edicionit dhe me hapjen e afatit kalimtar të janarit, çmimi i Hysajt është rivlerësuar, duke u dyfishuar dhe tashmë mbrojtësi kuqezi kushton plot 9 milionë euro.

Në afatin e transferimeve të dimrit, është rritur edhe vlera e portierit të Lazios, Etrit Berisha, që aktualisht përllogaritet në 4 milionë euro. Në startin e këtij sezoni portieri kuqezi kushtonte 3 milionë Euro, por me paraqitjet e zhvilluara në gjysmën e parë të sezonit, mes Serie A dhe Europa League vlera e tij është rritur me një milion Euro. Talenti kuqezi i Interit, Rey Manaj aktualisht kushton 800 mijë euro. Sulmuesi është përfshirë mes talentëve të rinj më të shtrenjtë të Serisë A, edhe pse qëndron jashtë Top 20-ës në klasifikimit special, përkrah mbrojtësit qendror të Fiorentinës, Diakhate dhe mbrojtësit të djathtë të Milanit, Calabria.

Në qershor 2015, kur u transferua nga Cremonese të Interi, vlera e Manajt në afatin kalimtar ishte 175 mijë euro. Pak muaj pasi u bashkua me Interin, vlera e Manajt thuajse u 5-fishua dhe lojtari tashmë kushton 800 mijë euro.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.