Çiljeta Xhilaga është duke kryesuar një sondazh duke u votuar si femra më seksi në Shqipëri.
Portali opinion.al ka vënë përballë njëra-tjetrës disa bukuroshe të skenës shqiptare dhe nga votat e lexuesve është duke fituar këngëtarja e njohur.
Edhe pse është nënë e një djali, 30-vjeçarja vazhdon të pëlqehet për dukjen e saj duke lënë pas vetes shumë bukuroshe, të cilat janë shumë më të reja në moshë se Çili.
Në këtë sondazh (që është akoma i hapur), në vend të dytë renditet Marina Vjollca, e ndjekur nga motra e saj, Luana.
Pesë vendet e para i mbyllin Elvana Gjata dhe Bleona Qerreti.