Ministrja e Integrimit Evropian, Vlora Çitaku, ka thënë se Kosova është e përgatitur për fillimin e negociatave për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit (MSA).
Ajo ka thënë se fillimi i negociatave për MSA-në është moment historik dhe shënon hapjen e një kapitulli të ri në mes të Kosovës dhe Bashkimit Evropian.
“Hapja e negociatave për MSA-në në mes të Kosovës dhe Bashkimit Evropian është moment historik dhe shënon hapjen e një kapitulli të ri në mes të Kosovës dhe BE-së. Ky proces shënon fillimin e një raporti kontraktual, i cili do të përfundojë me anëtarësimin e Kosovës në familjen evropiane. Ky është vetëm fillimi i një rruge të gjatë, e cila do të kërkojë shumë reforma dhe do të kërkojë shumë përpjekje”, ka thënë Çitaku në një intervistë për “Epokën e re”
Çitaku ka deklaruar se ky proces pritet të përfundojë në pranverën e vitit të ardhshëm dhe se destinacion ka anëtarësimin e Kosovës në familjen evropiane.