Lajmet e fundit

Çitaku në KS të OKB-së ia bën të qartë Daçiqit: Kosova është shtet sovran dhe i pavarur

Ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, ia ka bërë të qartë edhe një herë ministrit të Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, se Kosova është një shtet i lirë, i pavarur dhe sovran.

Çitaku po ashtu ka thënë se Kosova, asnjë herë nuk do të diskutoj me Serbinë për anëtarësimin e Kosovës në organizata të ndryshme ndërkombëtare, transmeton “Kosovanews.info”.

“ Kosova është e lirë, e pavarura dhe një shtet sovran. Dhe se asnjë herë nuk do ta diskutojmë me Serbinë të drejtën tonë për të qenë e barabartë me familjen ndërkombëtare dhe për të qenë pjesë e familjes ndërkombëtare. Kosova deri më tani është anëtarësuar në disa organizata dhe ne do ta vazhdojmë anëtarësimin, pavarësisht faktit se ka pengesa”, ka thënë Çitaku.

Ambasadorja e Kosovës, po ashtu ka bërë të ditur në Këshill të Sigurimit, se Serbia ka përdorur një fushatë tejet të papranueshme dhe raciste kundër Kosovës në anëtarësimin e Kosovës në UNESCO.

“Të nderuar anëtarë të Këshillit të Sigurimit, ndonëse Kosova ka bërë shumë përpjekje që Kosova të anëtarësohet në UNESCO. Ne jemi përballur me një fushatë fashiste kundër Kosovës dhe një fushatë e tillë është kundër dialogut. Shpenzimi i këtyre fakteve është e pavërtetë vetëm që të parandalohet ën anëtarësimin e saj në UNESCO. Shpërdorimi i kishkës ortodokse serbe dhe keqpërdorimi i saj në këtë fushatë është e papranueshme. Kundër fushatës sonë pozitive udhëheqës të rëndësishëm në serbi kanë përdorur fjalime plot urrejtje ndaj neve dhe kanë thënë se Kosova është e barabartë me disa organizata terroriste. Të jeni të sigurt se ne nuk do të lejojmë retorikën e fqinjit tonë për të treguar paqen dhe tolerancën fetare të popullit tonë”, ka thënë Çitaku.

Ajo ka përmendur deklaratave ministrit të jashtëm serb, Ivica Dacic i cili kishte krahasuar Kosovën me ISIS-in.

Por Çitaku ka thënë se retorika e tillë nuk do ta pengojë zhvillimin e Kosovës.

“Të jeni të sigurt se ne nuk do të lejojmë retorikën e fqinjit tonë që të na pengojnë në përkushtimin tonë për ndërtimin e paqes, dialogut dhe tolerancës ndërfetare në Kosovë.Nuk do të negociojmë me Serbinë, ashtu siç nuk do të kërkojmë leje për anëtarësim në organizata ndërkombëtare”, ka thënë Çitaku.

Ajo në këtë mbledhje, ia bëri të ditur ministrit serb Ivica Daçiq, se Serbia nuk po i zbaton marrëveshjet e arritura.

“Të nderuar zotërinj, vetëm gjatë ditës së djeshme ministri i Financave Avdullah Hoti, nuk mundi të shkoj në veri të Mitrovicës pasi që u pengua nga strukturat paralele serbe, pavarësisht faktit se kjo ka qenë edhe pjesë e dialogut. Pra Serbia akoma nuk i ka shpërbërë strukturat e saj paralele serbe në veri të Kosovës”, ka thënë Çitaku, transmeton “Kosovanews.info”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.