Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi ka bërë sot një veprim të çuditshëm. Ai katër ditë pas vizitës së sekretarit Amerikan të Shtetit, John Kerry ka ripostuar fotografi me të. Në fakt, ministri i Punëve të Jashtme Hashim Thaçi sot e ka ripostuar këtë fotografi (të vetme) me Kerryn, të cilën e kishte postuar në Facebook, ditën e viitiës së tij në Kosovë, duke e cilësuar si një vizitë shumë të rëndësishme për vendin.
Gazeta ka raportuar se ambasada Amerikane në Kosovë e ka injoruar fort keq Hashim Thaçin, duke mos postuar as edhe një fotografi të John Kerryt me shefin e diplomacisë kosovare.
Hashim Thaçi është duke lobuar në vazhdimësi që të vij në postin e presidentit, ashtu siç e parasheh edhe marrëveshja e koalicionit PDK- LDK, mirëpo për këtë i nevojitet edhe mbështetja e fuqishme ndërkombëtare, e sidomos e SHBA-ve.
Për më tepër shikoni se si Hashim Thaçi e ripostoi foton e njëjtë.