Isa Mustafa ka fshirë postimin në Facebook, në të cilin thoshte se kufirin e Mitrovicës e ka përcaktuar Pakoja e Ahtisaarit.
“Opozita nuk ka nevojë të zhvilloj politika të monologut. Çfarë kërkojnë serbet e Mitrovicës së Veriut është dëshirë e tyre, por kufiri ndërmjet pjesës veriore dhe jugore të Mitrovicës është dhe mbetet ai i përcaktuar me Pakon e Ahtisarit e jo në lumin Ibër. Nesër pritet që BE do të fillojë punimet në urë, kurse ajo do të lëshohet në qarkullim në fund të muajit qershor 2016. IM”, shkruan Mustafa në Facebook.
Por postimi sipas tij u fshi për shkak siç tha të komenteve banale.
“Të dashur miq, Tekstin e mëparshëm e fshira, sepse kishte ndërhyrje të paautorizuar me gjuhë banale në komente. IM”, shkruan Mustafa në Facebook.