Një vit i nisur nga sulmet në Charlie Hebdo në Paris dhe i përfunduar pothuajse po në Paris në nëntor, një vit i krizave ekonomike, një vit i krizave me refugjatët dhe rritjes së shqetësimit për të ardhmen e Bashkimit Evropian.
Ja çka presin disa nga përfaqësuesit evropianë nga viti 2016.
“Le ta bëjmë vitin 2016 një dhomë për cilindo që është i vogël dhe për ëndrra të mëdha, t’i bashkojmë forcat dhe të kujdesemi për njëri tjetrin” – Marianne Thyssen- Komisionere për zhvillim, çështje sociale.
“Bëjeni punën më të mirë për të shtyrë përpara agjendën e ndryshimeve klimatike tek çdonjëri nga ne dhe dua t’i vizitoj fëmijët e mi më shpesh…”- Miguel Arias Cañete, Komisioner evropian për aksione klimatike dhe energji.
“Dëshira ime është ta mbajmë Evropën të bashkuar. Duhet të bëjmë të pamundurën për krizën e refugjatëve dhe çështjen e terrorizmit” – Bert Koenders, ministër i jashtëm i Holandës.
“Shpresoj se viti 2016 do të në jap forcën t’u bëjmë ballë të gjitha sfidave që na sjellë koha. Shpresoj se viti 2016 do të jetë një e ardhme më e mirë, në të gjithë kuptimin e fjalës”- Eva Kaili-deputete greke