Gjurmët e një krimi të rëndë shihen në këtë vend në fshatin Strellc të Deçanit.
Të shtënat nga kallashi lanë të vdekur një fëmijë 9 vjeçar që po qëndronte brenda kioskut ku shërbehet ushqim i shpejtë kur u godit nga plumbat.
Për kryerjen e këtij akti dyshohet 19 vjeçari me inicialet D.L.
Gjithë këtë ngjarje e kishte parë një dëshmitar i rastit, njofton Klan Kosova.
Dëshmitari tregon se si kishte ardhur i dyshuari në vend të ngjarjes.
Ky dëshmitar po thotë se në bazë të fjalëve që ka dëgjuar, pronari i këtij lokali dhe i dyshuari kanë lidhje familjare mes vete.
Nëntë vjeçari ishte nisur menjëherë për në Emergjencën e Pejës, por plagëve nuk kishte arritur t’i mbijetojë.
Ndërsa organet e rendit, bëjnë me dije se të dyshimtin D. L e kanë arrestuar.
Ndërsa pas kontrolleve në shtëpinë e tij kanë gjetur edhe armën me të cilën dyshohet se është kryer vrasja.
Por, motivet e këtij krimi ende nuk janë sqaruar.
https://www.youtube.com/watch?v=DCrIYgfWOB4