Ka katër ditë që brenda mureve të burgut të Sigurisë së Lartë, Sami Lushtaku po bënë grevë urie.
I dënuari me 12 vite burg nga Gjykata Themelore në Mitrovicë po refuzon ushqimin për shkak të pakënaqësisë së tij me autoritetet e burgut.
I biri Mërgimi tregon shkaqet që babai i tij ka ndërmarr një hap të tillë.
Në fakt, Sami Lushtaku ishte dërguar në QKUK të hënën në mbrëmje, por pas 4 dite e kanë kthyer sërish në burg.
Kardiologu Nexhmi Zeqiri, i cili e ka trajtuar thotë se Lushtaku është larguar nga spitali pa i përfunduar të gjitha ekzaminimet e duhura, njofton Klan Kosova.
Ai po insiston se gjendja e tij nuk është stabile.
I shqetësuar për gjendjen e Lushtakut është edhe avokati Arianit Koci, sipas të cilit trajtimi mjekësor klientit të tij i garantohet me ligj dhe konventa ndërkombëtare.