Në transkriptin e bisedave që i ka siguruar New Yorks Times, thuhet se dy liderët kishin hedhur mundësinë e vrasjes së presidentit të atëhershëm të Jugosllavisë, Sllobodan Millosheviqit.
Përveç tjerash, Blair dhe Clinton kishin konstatuar se George Bushi i dytë është “mashtrues”, si dhe presidentin rus, Vladimir Putin, e kishin vlerësuar si njeri me shumë potencial.
Clinton kishte tërhequr edhe paralele mes liderit të atëhershëm të Irakut Sadam Hyeseinit dhe Millosheviqit, transmeton lajmi.net.
“Nuk e kam ndërmend ta ndjek dhe ta vras Sadamin. Nuk më intereson ai, por vetëm dua që të mos përparojë programi i tij kimik. Nuk jam pro dërgimit të trupave në Kosovë, çfarë dreqin të bëjmë pastaj me Moskën, nëse kjo do të na prishte marrëdhëniet?”, kishte pyetur Clinton Blair-in.