Chelsea Clinton do të bëhet sërish nënë.
Vajza e ish-presidentit amerikan, Bill Clinton dhe ish-sekretares amerikane të shtetit, Hillarry Clinton ka bërë të ditur se është shtatzënë.
Ajo përmes llogarisë personale në Twitter ka bërë të ditur se se Charlotte gjatë verës së ardhshme do të bëhet me motër.
“Verën e ardhshme, Charlotte do të jetë motër e madhe. Ndihem e bekuar dhe falënderuese për këto festat e fundvitit”, ka shkruar Chelsea në Twitter.
Kujtojmë se 35-vjeçarja është e martuar që nga viti 2010 me Marc Mezvinsky.