Lajmet e fundit

“Çmendet” Marko Gjuriq, i quan Mustafën dhe Thaçin separatistë

Marko-GjuriqDrejtorit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriqit duket se i ka “dhimtë” fort deklarata e kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa se Asociacioni i komunave me shumicë serbe duhet të formohet vetëm në bazë të vendimit të Gjykatës Kushtetuese.
Bile në një moment anëtarëve të delegacionit të Kosovës ai ju ka referuar edhe si “separatistë”.
“Me pohimin se sonte është arritur marrëveshja që statuti i Asociacionit të hartohet në bazë të vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Mustafa e ka thënë një gënjeshtër të drejtpërdrejt”, ka thënë Gjuriq për Tanjug,
Sipas tij, “Mustafa ka gënjyer edhe kur ka thënë se nuk është arritur marrëveshje që menjëherë të fillohet me hartimin e statutit të Asociacionit”.
“Mjafton të shikohet komunikata e përfaqësueses së lartë të BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Federica Mogherini që të kuptojmë që pohimet e Mustafës janë të pasaktë dhe gënjeshtra”, ka thënë ai, por duke mos e cituar asnjë pjesë nga kjo komunikata.
E për të qenë të saktë, Mogherini askund në komunikatë nuk thotë se do të fillohet me hartimin e statutit të Asociacioni.
Gjuriq tutje ka thënë: “Fakti se udhëheqësit e separatistëve në Kosovë nuk kanë pritur që të dilet as nga ndërtesa që të fillojnë me interpretime të pasakta, flet për raportin e tyre ndaj obligimeve që kanë marrë në normalizimin e plotë të marrëdhënieve”.
Kryeministri kosovar ka thënë qartazi sonte se Asociacioni mund të themelohet vetëm në pajtim me vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës.

Leave a Reply

Your email address will not be published.