Çmimi i naftës ka prekur pikën më të ulët që nga viti 2003. Sanksionet ndaj shtetit të Iranit si një nga eksportuesit më të mëdhenj të naftës ka ndikuar në ulje të çmimit të këtij derivati.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Europian më parë kishin vënë sanksione ndaj Iranit, ndërsa tani u janë hapur sërish mundësitë për të eksportuar.
Përfaqësuesit e Iranit, në Organizatën e Shteteve të Eksportit të Petroleumit janë shprehur të dielën, se janë ta gatshëm të eksportojnë 500,000 barela në ditë.
Aktualisht tregu i naftës ballafaqohet më një konkurrencë të fortë, dhe rritja e eksportit nga shteti i Iranit sipas analistëve mund të ndikojë në uljen edhe më të madhe të çmimit.
Presidenti i Iranit, Hassan Rouhani planifikon të vizitoj Italinë dhe Francën javën në vijim, sipas burimeve të Reuters.
Rouhani, të dielën përmes rrjetit social Twiterr deklaroi se “Këmbët e ekonomisë së Iranit, tashmë janë të lira pas sanksioneve dhe është koha për të ndërtuar dhe zhvilluar vendin”./K.Press